Chavez, komplikime të reja shëndetësore

31/12/2012 13:25

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, vuajti ndërlikime të reja shëndetësore pas një operacioni të realizuar më parë gjatë dhjetorit në Kubë për heqjen e një tumori, deklaroi te henen zëvendëspresidenti Maduro.

Chavez iu nënshtrua një operacioni të katërt për heqjen e masave tumorale në 11 dhjetor, por vuan nga infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Gjendja shëndetësore e Chavezit paraqitet e rënduar, ndonëse kartela e tij e plotë klinike nuk është bërë asnjëherë publike për mediat.

Ai duhet të betohet në mandatin e katërt radhazi presidencial në 10 janar, por vetë Chavez ka pranuar se mund të mos jetë në gjendje të përfundojë mandatin.

Perpara nisjes per ne Kube, 58-vjeçari pranoi në mediat venezueliane se semundja e tij tashme eshte “serioze” dhe se shanset per mbijetese nuk jane te sigurta.

Chavez, nje ish-ushtarak, drejton shtetin e Amerikes se Jugut me 30 milione banore qe prej vitit 1998. Gjate drejtimit te tij, ai eshte dalluar per nje sere reformash sociale dhe rishperndarjen e pasurise, duke ndikuar ne rritjen e mireqenies per klasat me te varfera te shoqerise, por nepermjet retorikes se tij nacionaliste dhe anti-globaliste, eshte identifikuar si nje prej kundershtareve kryesore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA