Australia dhe Zelanda e re festojne 2013-n

31/12/2012 00:00

Australia dhe Zelanda e Re jane tashme ne vitin 2013, pas festimeve madheshtore ne qytetet kryesore.

Ashtu si çdo vit, Australia dhuroi nje spektakel te veçante fishekzjarresh nga Sidnei, nje shfaqje e ndjekur nga dhjetera miliona banore ne te gjithe boten drejtpersedrejti.

Me pare, ishte Zelanda e Re ajo qe festoi ndërrimin e viteve. Okland, Suva, Uillington dhe Nukualofa ishin kryeqendrat ku u organizuan festime madhore.

Në Okland, qyteti më i madh dhe i populluar, mijëra vetë u mblodhen për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve që nis nga “Sky Tower” dhe Ura e Uejtematas.

Kjo është festa më e madhe për neozelandezët. Nuk është vetëm një ditë festimesh.

Vendi feston për tre ditë me radhë dhe shumë njerëz e turistë marrin pjesë në festivale apo festa të ndryshme.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB