SHBA, stuhi dëbore në Bregun Lindor

30/12/2012 09:20

Një stuhi dëbore do të godasë të dielën Bregun Lindor të SHBA-së, duke rënduar edhe më shumë gjendjen e krijuar nga disa ditë të acarta radhazi.

Parashikimet u rapotuan gjerësisht në mediat amerikane, me shtetasit që u këshilluan të kufizojnë sa më shumë lëvizjet e tyre në këto ditë festash.

Kryebashkiaku i Bostonit, Thomas Menino, deklaroi një gjendje emergjence për shkak të dëborës dhe paraqiti një urdhër për ndalimin e parkimit në disa zona të qytetit, për të lehtësuar sa më shumë problemet me trafikun.

”Me 20 centimetra dëborë që priten të dielën në disa zona të qytetit dhe temperatura tepër të ulta për javën në vazhdim, është e rëndësishme që të sigurojmë një qarkullim sa më efikas”, deklaroi Menino.

Reshje të dendura dëbore parashikohen edhe në shtetet e Mejnit e Nju Hempshajërit.

Deri tani, temperaturat e ulta fajësohen për vdekjen e të paktën dhjetë personave në të gjithë vendin, përfshirë dy fëmijë në Arkansas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA