Pakistan, ekzekutohen 21 drejtues policie
30/12/2012 11:30
Trupat e 21 drejtuesve rajonalë të policisë u zbuluan ditën e dielë në Pakistan, dy ditë pasi u rrëmbyen nga talebanët.
Lajmi u konfirmua për mediat ndërkombëtare nga zyrtarë vendas.
Militantët rrëmbyen policët gjatë një sulmi mbi një postë ushtarake në Naveed Akhbar, pranë Peshavarit.
Pas 48 orësh kërkimesh intensive, trupat e pajetë u gjetën në një rajon malor, disa kilometra në largësi të qytetit. Te ndjeret ishin qelluar te gjithe me nga nje plumb pas koke.
Sulmi i koordinuar u realizua nga më shumë se 200 anëtarë të talebanëve njëkohësisht, duke treguar edhe një herë më shumë forcën e tyre, sidomos në zonat tribale të vendit.
Top Channel