
Pas bisedimeve mes protestuesve dhe përfaqësuesve të EULEX-it, që kanë zgjatur rreth një orë, është arritur marrëveshja për zhbllokimin e rrugës në Zubin Potok dhe qarkullimin e lirshëm të automjeteve të EULEX-it.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se janë lejuar pesë automjete të EULEX-it, të vazhdojnë rrugën për në pikën kufitare Bërnjak, të cilat me orë të tëra kanë qenë të bllokuara në hyrje të Zubin Potokut, por jo edhe automjeti i doganierëve dhe policëve kufitarë të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, akoma nuk dihet nëse automjeti me doganierë dhe policë është kthyer në drejtim të Mitrovicës apo ka vazhduar rrugën drejt Bërnjakut, përmes rrugëve alternative dhe nën shoqërimin e KFOR-it.
“Vetëm pas marrëveshjes dhe verifikimit nga ana e protestuesve se në automjetet e EULEX-it nuk ndodhen policë dhe doganierë të Kosovës, ato janë lejuar të vazhdojnë rrugën drejt Bërnjakut”, kanë thënë burimet, duke shtuar se protestuesit dhe automjetet e tyre vazhdojnë të qendrojnë në një korsi të rrugës, duke vëzhguar situatën dhe automjetet që po qarkullojnë në këtë drejtim.
Top Channel