Diplomati kosovar Lulzim Peçi është emëruar shef i Zyrës Ndërlidhese të Kosovës në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra e presidentes së Kosovës.

Vendimi erdhi pas konsultimeve disajavore ndërmjet autoriteteve qendrore të Republikës së Kosovës. Ambasadori Lulzim Peçi para se të emërohej në detyrën në fjalë ka qenë me mision diplomatik në Suedi.

Emërimi i përfaqësuesit të Kosovës në Beograd është pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosoves dhe atij të Serbisë. Pritet që edhe Serbia të emërojë përfaqësuesin e saj në Kosovë.

Ndërsa aktualisht nuk bëhet e ditur se kur diplomati Peçi do të fillojë punë në Beograd, më herët është konfirmuar se ai do ta ketë zyrën në ndërtesën e Bashkimit Europian në kryeqendrën serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA