“Republika e Kosovës është e njohur nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së. Janë më shumë se 51% e shteteveve të botës që na kanë njohur deri tani”.
Në një analizë të 366 ditëve që Kosova po lë pas, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, theksoi se vendi fitoi 13 njohje gjatë vitit, të cilat gjeografikisht shtrihen në të gjithë globin.
Sa iu perket pesë vendeve të BE- së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësine e Kosovës, ministri Hoxhaj vlerëson se ndërsa Serbia po ecën drejt njohjes se pavaresisë, Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro nuk kanë arsye të mos e bëjnë të njëjtën gjë.
Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas shefit te diplomacise kosovare po perdoret si argument per te ndryshuar qasjen e ketyre vendeve ndaj Kosovës, ndersa kete po e ben edhe duke i informuar drejtpersedrejti.
Ministri Hoxhaj tha gjithashtu se emerimi i ambasadorit të Kosoves në Beograd do te behet ne janar te 2013. Ai e cilëson si hap të rëndësishëm dërgimin e ambasadorit në në një shtet që e kundërshton pavarësinë sic është Serbia.
“Për ne, zyra e cila është zyrë e ndërlidhjes së Republikës së Kosovës me Beogradin është një përfaqësim i plotë diplomatik, kështu do të jetë edhe zyra e ndërlidhjes e Sërbisë, e njeriu që do të dërgohet do të ketë imunitet dhe privilegje diplomatike, do të jetë një njeri që zyrtarisht përfaqëson Kosovën në Beograd”, theksoi Hoxhaj.
“Kosova dhe Serbia kanë pasur një të kaluar të rëndë, ndaj për ne është me rëndësi që ky person të jetë i përgatitur mirë, të njohë gjuhën dhe kulturën politike serbe, njëkohësisht duke projektuar dinamizëm në interes të qytetarëve të Kosovës”.
Në mesin e sukseseve të vitit 2012, ministri Hoxhaj radhiti edhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, për të cilën kanë votuar pro edhe dy anëtarët e BE-së të cilët se kanë njohur Kosovën, Sllovakia dhe Greqia.
Top Channel