
Buxheti i Bashkisë Shkodër është shoqëruar me debate të forta mes
kryebashkiakut Lorenc Luka dhe këshilltarëve të opozitës në kete bashki.
Debatet jane fokusuar te te ardhurat e bashkise dhe shpenzimet per paga te punonjesve si dhe investimet.
“Eshtë një buxhet që na përket të gjithëve, që i shërben imazhit dhe vizionit të qytetit të Shkodrës. Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën së bashku, ky është një proces që ne sapo e kemi filluar dhe do të vazhdojë. Eshtë në nderin tonë të kontribuojmë maksimalisht për të ardhmen e qytetit tonë dhe të fëmijëve tanë”, thotë kryebashkiaku Lorenc Luka.
Keshilltaret socialiste ne Bashkine e Shkodres akuzuan se nje pjese e madhe e te ardhurave perdoren per paga te personave qe nuk punojne.
Bashkia e Shkodres per vitin 2012 nuk ka realizuar plotesisht planin e te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore nderkohe qe per vitin 2013 transferta e pakushtezuar eshte mbi 373 milione leke.
Top Channel