Jahjaga emëron 22 prokurorë
28/12/2012 00:00
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga emëroi të premten 22 prokurorë të prokurorive komunale dhe të qarkut.
Ata dhanë betimin në një ceremoni të organizuar në kabinetin e presidentes, ku ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi.
Sipas mediave kosovare, emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 18 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Top Channel