Socialistët grekë kanë përjashtuar nga radhët e PASOK-ut ish-ministrin e Financave në qeverinë Papandreu, Jorgos Papakonstandinou, pasi sipas organeve të drejtësisë greke ka ndryshuar emrat e listës së shumëpërfolur “Lagarde”.

Behet fjale per listen qe ish-ministrja franceze e Financave, Kristine Lagarde, tashme kreu i FMN, i kishte cuar Athines zyrtare ne vitin 2010, me emrat e mbi 2000 qytetareve greke, midis tyre shume persona te klases politike, mediatike dhe grupeve te bisnezmeneve te vendit, te cilet kane transferuar parate e tyre ne banken zviceriane HSBC, duke kryer ne kete menyre evazion fiskal.

Sipas organeve gjyqesore ish-ministri i Financave Papakonstandinou qe ka marre i pari ne dore kete liste ne vitin 2010, jo vetem qe nuk u ka dorezuar organeve perkatese, por duket se ka hequr tre emra nga ajo, qe i perkasin rrethit te tij te ngushte farefisnor dhe qe te pakten ne nje prej llogarive te tyre ende aktive ne kete banke, duket se kane te depozituar nje shume prej 1.2 milion dollaresh te padeklaruar ne Greqi.

Nen hijen e dyshimeve per ndryshimin e emrave, Athina zyrtare ka kerkuar nga Franca nje kopje origjinale te listes Lagarde dhe pasi ajo ka mberritur  ne fillim tek organet e drejtesise, eshte cuar ne pasditen e se premtes edhe ne parlament per t’iu shperndare me pas edhe gjithe partive politike te vendit.

Ish-ministri grek ka mohuar cdo akuze nga Holanda ku ndodhet per pushime, ndersa socialistet e gjejne veten te cliruar nga akuzat qe i beheshin per listen ne fjale edhe kryetarit te tyre aktual Evangjelos Venizellos si pasardhes ne postin e Ministrit te Financave.

Te gjitha partite ne Greqi kane denuar aktin e Papakonstandinou duke bere thirrje per thellimin e transparences ne nje moment kur ne teresi klasa politike greke ka humbur besimin e shumices se qytetareve, te cilet e konsiderojne ate jo vetem fajtore per krizen ekonomike, por edhe te perlyer ne shume ceshtje korruptive me bisnesmene vendas e te huaj apo edhe me drejtues te disa grupeve mediatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA