Trajkoviç: “Ahtisari” nuk është zbatuar mirë
27/12/2012 00:00
Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç ka deklaruar se është e gatshme të punojë me çdo qeveri që do të garantonte zbatimin e rekomandimeve të pakos së Ahtisarit.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ajo ka vlerësuar se plani i ish-kryenegociatorit për statusin e Kosovës nuk është zbatuar siç duhet.
“Kjo, për shkak se qeveria nuk e ka shumicën e deputetëve shqiptarë, por varet nga serbët”, ka thënë Trajkoviç.
Plani i Ahtisarit konsiderohet nga autoritetet e Prishtinës si zgjidhja e vetme për situatën në veri të Kosovës, ku banon dhe pakica serbe.
Top Channel