Gjykata bllokon “CEZ”-in

27/12/2012 19:35

Gjykata civile e Tiranës ka vendosur sekuestro konservative mbi llogaritë bankare dhe asetet e sekuestrueshme të shoqërisë “CEZ Shpërndarje SH.A.” për shumën e mbi 2 milionë eurove.
Masa e sigurimit u vendos me kushtin që kerkuesi, shoqëria rumune “SC AEM” të paraqese padi në gjykate brenda 15 ditëve për shqyrtimin e çështjes në themel.

Objekti i padise, sipas dokumentit që zotëron “TCH” është marrje mase për sigurim padie, duke vendosur bllokimin e llogarive bankare dhe aseteve të “CEZ”-it në vlerën e mbi 2 milionë eurove.

Sipas gjykates, kerkuesi eshte nje shoqeri qe merret me prodhimin dhe tregetimin e pajisjeve matese ne marrëveshje e lidhur me personin e trete kompanine “CEZ” me 4 gusht 2011 e ka furnizuar “CEZ” me matëseve individuale të energjise që kapin vleren e 2 milionë e 531 mijë e 302 euro.

Por, kompania rumune pretendon se “CEZ”-i nuk e ka kryer shlyerjen e mallrave te furnizuara. Në gjykate kompania “CEZ” ka pretenduar se eshte e vertete qe nuk i ka shlyer detyrimet, por ka deklaruar se vendosja e kesaj mase sigurimi do te veshtiresonte furnizimin me energji ne Shqiperi.

“CEZ” është shprehur se me krijimin e hapesirave do ta paguante kete detyrim. Por, gjykata vendosi qe pretendimi i “CEZ”-it se vendosja e mases se sigurise veshtireson sherbimin ndaj publikut eshte i pabazuar sepse sipas gjykates, “CEZ” nuk paraqiti ndonje prove te vertetoje kete fakt.

Gjykata çmon se “CEZ”-i ka asete te sekuestrueshme dhe per kete masa e sigurimit me sekuestro do te vendoset ne asete te tilla.

Gjykata thote se sekuetsro konservative vendoset mbi llogarite bankare me vleren e mbi 2 milione eurove gje qe lejon operimin normal te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA