Takim i fshehtë mes Netanjahut dhe Mbretit të Jordanisë?

26/12/2012 00:00

E përditshmja arabe me qendër në Londër “Al Kuds Al Arabi” raporton për
një takim të fshehtë mes Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe
mbretit të Jordanisë Abdullah i Dyte ku u diskutua për armet kimike të
Sirise.

Sipas disa burimeve- edhe në të shkuarën Izraeli i kishte kërkuar Jordanisë miratimin për të goditur zonat ku janë fshehur armet kimike. Ushtria jordaneze është në gatishmeri te larte, në kufirin me Sirine. Asnje vend në Lindjen e Mesme, përfshire Izraelin nuk ka një arsenal armesh kimike, të ngjashëm me ate te Damaskut.

Frikës i shtohet edhe prania e grupeve xhihadiste ne Siri, te cilet, pas renies se regjimit, mund te vene nen kontroll keto arme.

Top Channel