Spanjë, sekuestrohen 11 ton hashash

26/12/2012 00:00

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të gjerë të trafikut të drogës, duke konfiskuar mbi 11 tonelata hashash dhe duke arrestuar 35 persona.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, shumica e hashashit ishte magazinuar në një zinxhir deposh në provincën e Toledos, në qendër të Spanjës.

Droga vinte nga Maroku dhe kishte si destinacion tërë Evropën, kanë thënë autoritetet, të cilat sekuestruan edhe mbi 100 mijë euro para të thata, 14 makina dhe shumë celularë që përdoreshin nga anëtarët e organizatës.

“Organizata e shkatërruar kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut, nga prodhimi tek paketimi, si dhe transportin për në Spanjë dhe më pas shpërndarjen në Evropë, kryesisht në Francë, Belgjikë, Angli dhe Holandë”, kanë deklaruar burimet.

Trafikantët, shtetas marokenë, trafikonin hashashin nga Maroku në Spanjë me kamionë të pajisur me çisterna të modifikuara ku fshihej lënda narkotike, kanë shtuar autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB