Siri, dorëhiqet kreu i policisë ushtarake

26/12/2012 00:00

Regjimi sirian ka marre nje tjeter goditje te forte. Shefi i policise ushtarake, gjeneral-togeri Abdelaziz al-Shalal ka dezertuar, e sipas raporteve ne media, tashme ndodhet ne Turqi.

Ushtria ka deshtuar ne mbrojtjen e civileve e eshte kthyer ne bande vrasesish, tha Al-Shalal ne deklaraten e tij publike.

”Une jam gjeneral Abdelaziz Jassim al-Shalal, drejtues i policise ushtarake. Kam dezertuar per shkak te devijimit te thelle te ushtrise siriane nga detyra e saj themelore, qe eshte mbrojtja e ketij vendi dhe transformimi rrenjesor qe ka pesuar, duke u kthyer ne nje grup bandash te vdekjes dhe shkaterrimit”, deklaroi tashmë ish-funksionari i lartë i regjimit.

Lajmi i dezertimit te bujshem vjen ne kohen kur rebelet pretendojne se kane fituar serish terren ne disa pjese te vendit. deklaraten, al-Shalal thuhet ta kete bere pas kalimit te kufirit turk.

Burime nga opozita siriane thone se gjenerali kishte kohe qe bashkepunonte ne fshehtesi me kryengritesit. Siç shpjegoi dhe ai vete, nuk e ka pasur te lehte largimin, per shkak se niveli i mbikqyrjes eshte rritur ndjeshem.

”Ka shume oficere te larte qe duan te dezertojne”, rrefen al-Shalal, “por, nuk kane pasur mundesine ta bejne nje gje te tille”.

Zyrtare te sigurise siriane e konfirmuan largimin e shefit te policise ushtarake, por jane perpjekur te minimizojne rendesine e ketij veprimi.

Me kembenguljen e qeverise siriane per ta pershkruar rebelimin ne vend si komplot te jashtem dhe rebelet qe nuk lekunden nga pretendimet e tyre per largimin e menjehershem te Assadit nga pushteti, gjasat per gjetjen e kompromisit jane te pakta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB