Emirate, shkatërrohet celula terroriste

26/12/2012 00:00

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe deklarojnë se kanë arrestuar anëtarët e një celule terroriste që po planifikonte të kryente sulme.

Sipas një deklarate për shtyp të cituar nga agjencia e lajmeve “WAM”, arrestimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet e Arabisë Saudite.

Celula ishte pajisur me materiale dhe mjete përmes të cilave synonte të ekzekutonte operacionet e saj terroriste, njofton “WAM”.

Sipas autoriteteve, personat e arrestuar janë pjesë të “grupe të devijuara”, siç i quajnë ato celulat e rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Celula po planifikonte të kryente sulme kundër objektivave në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite.

EBA është eksportuesi më i madh i naftës dhe një aleat kyç i Perëndimit në rajon. Gjatë këtij viti në këtë vend janë arrestuar mbi 60 persona në tentativë për të rrëzuar autoritetet dhe për të vendosur shtetin islamik.

Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu se personat e arrestuar dyshohen gjithashtu për lidhje me organizata terroriste të huaja.

Një grup islamik në Emirate, Al Islah, më vonë mohoi lajmet se kishte krijuar një krah të armatosur. Grupi tha se është e angazhuar për një reformë paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB