Britani, dita e uljes së çmimeve

26/12/2012 00:00

Në Britani është dita e uljeve të mëdha pas Krishtlindjeve, apo Boxing Day siç njihet ndryshe.

Radhët e gjata nëpër dyqane ishin të pritshme. Kishte nga ata që kishin qëndruar në të ftohtë për orë të tëra, me shpresën për pazaret më të mira.

“Kam dalë që në 5 të mëngjesit. Njerëzit kanë qenë mjaft të disiplinuar, çdo gjë ka shkuar qetë. Uroj të gjej ndonjë ofertë të mirë.”

Disa kanë vendosur ta shohin si argëtim: “Kam dalë thjesht për qejf. Është një lloj eksperience dhe kjo, të shohim ç’bëhet.”
 
Shitjet e kësaj dite pritet të mbërrijnë nivelin e 3 miliardë paundëve. Listën e artikujve që janë “rrëmbyer” të parat nga raftet e dyqaneve, e kryesojnë çantat dhe veshjet e meshkujve. Shitjet në internet kanë ecur mirë, thonë tregtarët, por njerëzit sërish duan të përfitojnë nga uljet e Boxing Day.

7 milionë blerës pritet të përfitojnë nga uljet e mëdha që ofron dita pas Krishtlindjeve në Britani. Në këtë vend, ashtu si dhe në Kanada, Zelandën e Re dhe Australi, Boxing Day njihet më shumë si momenti i blerjeve të mëdha, pak a shumë si dita pas festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB