Siri, avancim i ri i kryengritësve

25/12/2012 20:40

Kryengritësit sirianë pushtuan qytetin e rëndësishëm strategjik të Haremit, pranë kufirit turk, raportuan mediat ndërkombëtare ditën e martë.

Qyteti vendoset nën kontrollin e rebelëve pas disa ditësh luftimesh të ashpra dhe humbjesh të rënda nga të dyja palët ndërluftuese.

Një qender urbane me 20 mijë banorë, Haremi ka një rëndësi vendimtare, pasi ndodhen në një rrugë kryesore, e cila lejon kryengritësit që të furnizohen me armë, ushqime dhe mjekime nga Turqia.

Në ditët e fundit, kryengritësit sirianë duket se po realizojnë përparime të vazhdueshme dhe kanë vendosur nën zotërim të paktën tre baza të rëndësishme ushtarake.

Më parë gjatë dhjetorit, NATO dhe Moska zyrtare, një aleate e presidentit Bashar al-Assad, pranuan për herë të parë se forcat e regjimit janë pranë kolapsit.

Që prej fillimit të konfliktit në mars 2011, të paktën 43 mijë sirianë kanë humbur jetën nga luftimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA