Komuniteti i izoluar paguan çmimin e luftës, fshati rus që humbi pothuajse të gjithë burrat e tij në Ukrainë Në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara janë dhënë paralajmërime për
stuhi gjatë disa ditëve të ardhshme – duke kërcënuar planet e udhëtimeve
që miliona amerikanë kanë bërë për pushimet e Krishtlindjeve
Një sistem i fuqishëm stuhish mund të sjellë reshje të dendura dëbore në rajonet juglindore, e bashkë me to, edhe tornado të rrezikshme.
Gati dy metra debore u regjistruan ne Kaliforni dhe stuhia pergjegjese per to, eshte duke levizur drejt lindjes. Erërat e forta, shiu e bora pritet të shtyjnë fluturimet në aeroportet e Neë York-ut,Filadelfias e Uashington DC-se.
Ne Jug parashikohen edhe aty stuhi te forta e te pazakonta per kete kohe ne vitit ne rajon. 10 sisteme stuhish ne 50 vitet e fundit kane sjelle te pakten nje Krishtlindje me tornado ne zonat jugore. Më vdekjeprureset ishin stuhite e 24 dhe 26 dhjetorit 1982, kur 29 tornado ne Oklahoma, Misuri, Arkansas, Tenesi e Misisipi shkaktuan tre te vdekur e 32 te plagosur. Aktualisht, mbi 85 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë të paktën 80 kilometra larg nga shtëpia me rastin e Krishtlindjeve.
Top Channel