Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Mijëra pelegrinë të krishterë nga e gjithë bota e kremtuan lindjen e Krishtit në Betlehem. Dita kulmoi me meshën e vigjiljes së Krishtlndjeve në kishën 1.700 vjecare të lindjes së Jezusit e ngritur pikërisht në vendin ku besohet se ai erdhi në jetë.
Shërbesa tërhoqi plot turistë. Në të ishte gjithashtu i pranishëm Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz dhe kryeministri Salam Fayyad.
“Te gjithe pelegrineve anglishtfoles u them miresevini ne Token e Shenjte, e ju uroj ju dhe familjeve tuaja gezuar Krishtlindjet. Te njejtat urime te perzemerta ua percjellim shikuesve qe po ndjekin festimet ne Betlehem. Ju garantojme te gjitheve, por sidomos atyre qe ndihen te braktisur, se jane ne lutjet tona, se deshirojme me te miren per ta dhe shpresojme per nje vit te ri plot shendet, bekime e begati”, deklaroi FOUAD TUAL, patriarku latin i Jeruzalemit.
Ne fjalen e tij, kreu i kishes katolike ne Jeruzalem tha se keto Krishtlindje jane nje kohe per te fesutar lindjen e Krishtit, por edhe lindjen e shtetit te Palestines. Rruga megjithate mbetet e gjate, shtoi ai, e do te kerkoje perpjekjen e te gjitha paleve.
Patriarku i lindur ne Jordani, kish drejtuar me heret nje procesion simbolik te nisur nga qyteti i vjeter i Jeruzalemit, qe kaloi mes murit ndares dhe postblloqeve te ngritura nga izraelitet.
Ne sheshin e grazhdit, ai u takua me turiste, pelegrine e klerike. Kremtimet e sivjetshme ne Betlehem kane qene nje perzjerje e tradites me modernen. Disa prej besimtareve zgjodhen ta tregonin devotshmerine e tyre nepermjet tatuazheve me simbole te krishtera, nje tendence gjithmone e me shume ne rritje.
Top Channel