Kazakistan, aksident ajror, 27 të vdekur

25/12/2012 18:10

Një avion ushtarak, në të cilin udhëtonin disa zyrtarë kazakë të sigurisë u përplas në një rajon në jug të vendit duke vrarë të gjithë personat në bord, raportuan mediat zyrtare ditën e martë.

27 persona ndodheshin në bordin e avionit të përplasur në jug të qytetit Shymkent.

Burime zyrtare thanë për agjentinë “Ria Novosti” se avioni, në të cilin ndodheshin pesë zyrtarë të lartë, përfshirë një guvernator rajonal, ishte tërësisht i shkatëruar.

Një avion i modelit të vjetëruar rus “Antonov An-72”, mjeti u zhduk nga radarët pak pas orës 19:00, me orën kazake.

Dëshmitarë pamorë thanë për televizionin “KTK” se panë avionin të binte nga lartësia e 800 metrave, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, të dëgjuar deri në disa kilometra largësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA