Mbretëresha e Britanisë mund të gjendet në kishë mëngjesin e Krishtlindjes, pas rikuperimit nga të ftohtit, i cili e ndaloi atë të merrte pjesë në shërbesën e së dielës.
Mbretëresha dhe Duka i Edinburgh-ut, janë në pallatin mbretëror në Sandringham, Norfolk, dhe pritet të jenë prezent për predikimin në kishën St Mary Magdalene.
Fjalimi i Elizabeth II për Krishtlindje, që do të transmetohet në 15:00 GMT, do të thurë lavde për atletët e Britanisë së Madhe, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike. Ai do të transmetohet, për herë të parë, në 3D.
Mbretëresha Elizabeth II, tradicionalisht i kalon festat me familjen e saj në Sandringham, por këtë vit nuk do t’i kalojnë me Dukën dhe Dukeshën e Cambridge, Kate Middleton dhe Princi William, të cilët janë te familja e Kate në Buckelbury, Berkshire.
Në fillim të muajit u bë e ditur se Princi William dhe Catherinë presin fëmijën e tyre të parë, pasi Dukesha u shtrua në spital, pas një periudhe akute të probleme të lindjes.
Princi Harry do të mungojë gjithashtu në festime, pasi është duke shërbyer si një pilot helikopterësh Apache, me trupat e Forcave Ajrore në Afghanistan.
Top Channel