Egjipt, të martën rezultatet e referendumit

25/12/2012 04:20

Rezultatet e para jozyrtare sugjerojnë se më shumë se 60% e votuesve i kanë thënë “po” projekt-kushtetutës, e cila është miratuar nga presidenti Mohammed Morsi.

Por, zyrtarët janë ende duke hetuar akuzat e opozitës, në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve, ndaj dhe rezultati zyrtar do të shtyhet për ditën e martë. Ka patur shumë trazira të dhunshme gjatë javëve të kaluar, në lidhje me Kushtetutën.

Nëse dokumenti kalon, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen brenda 2 muajve dhe polarizimi i thellë i vendit pritet të vazhdojë, sipas korrespondetit të BBC-së.

Ndërkohë, fuqitë legjislative do t’i kalojnë dhomës së lartë të parlamentit, e kontrolluar nga islamikët, Këshilli Shura.

Mediat shtetërore kanë raportuar rezultate, pas votimit të dytë dhe të fundit të së shtunës, të referendumit, duke theksuar se rreth 63% e votuesve kanë mbështetur statutin e ri. Pjesëmarrja ka qenë e ulët, në rreth 30%.

Një anëtar i komisionit suprem zgjedhor tha të hënën se apelimet dhe akuzat për parregullsi në procesin zgjedhor janë ende nën hetim. Ai tha se rezultati pritet të shpallet të martën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA