Afganistan, policja vret zyrtarin amerikan

25/12/2012 00:00

Policja afgane që ekzekutoi me armë zjarri në selinë qendrore të policisë një zyrtar amerikan me funksion këshilltar pranë forcave afgane, është me kombësi iraniane.

Ky është informacioni i shpërndarë për mediat nga Ministria e Brendshme afgane, një ditë pas sulmit.

“Pas martesës me një shtetas afgan, agresorja mundi të sigurojë në mënyrë të paligjshme dokumente identiteti që i mundësuan infiltrimin në radhët e policisë afgane”, deklaroi Sadiq Seddiqi, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.

Për herë të parë në Afganistan, një sulm i serisë së atyre që njihen si “të gjelbrit mbi blutë” është kryer nga një femër. Gruaja e veshur me uniformën e policisë afgane, ka qëlluar për vdekje një këshilltar civil amerikan brenda zyrave qendrore të policisë në Kabul.

Kreu i Departamentit të Hetimeve, Mohamed Zahir e përshkroi incidentin si sulm të brendshëm në të cilin trupat afgane i kthejnë armët kundër miqëve perëndimore. Ne me këta njerëz duhet të bashkëpunojmë, e jo t’u vihemi kundër, tha ai.

Incidentet e kësaj natyre e kanë minuar ndjeshëm besimin mes forcave të koalicionit perëndimor dhe atyre afgane, që janë nën një trysni të madhe për të frenuar rebelimin taleban përpara tërheqjes së trupave luftarake të NATO-s në fund të 2014-ës. Vetëm gjatë këtij viti, nga afganë që mbanin veshur uniforma të ushtrisë apo policisë vendase, janë vrarë të paktën 52 pjesëtarë të ISAF-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB