
E ashtuquajtura “platformë për Kosovën” e parashtruar nga qeveria e Dacic, do të shqyrtohet në parlamentin vendas vetëm në parim dhe jo në thellësi.
Ky ishte qendrimi i mbajtur nga kryeministri Ivica Dacic. Kryeministri serb tha për mediat vendase se nuk është parashikuar asnjëherë që parlamenti të shqyrtojë në thellësi platformën, por vetëm parimisht.
“Njëra pjesë që duhet të shqyrtohet nga parlamenti është ajo e parimeve të nisjes së bisedimeve, parimi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ai i mbrojtjes së interesave të serbëve në Kosovë përgjatë gjithë periudhës së bisedimeve”, deklaroi për mediat vendase Dacic.
Platforma e parashtruar nga qeveria serbe për bisedimet me Kosovën, përvec kritikave nga Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar, kritikohet edhe nga një pjesë e mirë e opozitës serbe. Sipas opozitës, Beogradi ka lëshuar në qendrimin e tij karshi Kosovës duke hequr nga platformë fjalinë “nuk pranojmë shkëputjen e territorit tonë” në “Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”.
Top Channel