Hetuesit në Rusi kanë ngritur një padi të tretë penale për liderin e opozitës dhe një prej zërave më të fuqishëm kritikë ndaj qeverisë, Alexei Navalny.
Kryeopozitari dyshohet se ka përfituar nga pozita e tij, duke përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 100 milionë rublash (2,4 milionë euro), nga një parti e shpërbërë liberal-demokratike, e cila konkurroi në zgjedhje pesë vjet më parë.
Navalny ka përgënjeshtruar çdo akuzë dhe ka konsideruar çështjen e tretë në pak kohë të ngritur ndaj tij si politikisht të motivuar.
Në faqen e tij në rrjetin shoqëror “Twitter”, Navalny ironizoi ndaj vendimit të autoriteteve, të cilat po veprojnë gjithmonë e më shumë si regjimi i shkuar bolshevik.
Nëse do të shpallet fajtor, Navalny mund të përballet deri me dhjetë vjet heqje lirie.
Top Channel