Lufta ndaj Izraelit, “Hamas” shkeli ligjet e luftës

24/12/2012 16:15

Militantët palestinezë në Gaza shkelën ligjet e luftës duke lëshuar raketa ndaj Izraelit gjatë konfliktit të nëntorit, vlerësoi “Human Rights Watch”, organizata me qendër në Nju Jork.

Në një raportim të publikuar të hënën, “Hamas”-i, një organizatë që drejton Rripin e Gazës, por që konsiderohet si terroriste nga Izraeli, SHBA dhe aleatët perëndimorë, u fajësuan për dëme mbi vetë civilët palestinezë, nëpërmjet lëshimit të raketave pranë qendrave urbane në kushte sigurie që linin shumë për të dëshiruar.

Një javë më parë, “HRW” fajësoi gjithashtu Izraelin, për sulmin e tij ndaj disa selive mediatike në Gaza, duke e konsideruar këtë akt në kundërshtim me “ligjet e luftës”.

Një konflikt që zgjati tetë ditë, ai midis Izraelit dhe Palestinës u shoqërua me shkëmbime të shumta zjarri në pikat kufitare dhe frikën për një ndërhyrje të plotë ushtarake nga ana e Tel Avivit.

Në total, si rrjedhojë e luftimeve, 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë mbetën të vrarë.

1 500 raketa u lëshuan ndaj Izraelit, përfshi 60 në qendra të populluara, por efikasiteti i goditjeve të ushtrisë izraelite, një prej më të sofistikuarave në botë, ishte shumë herë më i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA