“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet Në një përpjekje solidariteti me familjet në nevojë mijëra grekë kanë
dhuruar ushqime, rroba dhe lodra në sheshin Sintagma para Parlamentit.
Kriza ekonomike dhe me pas masat e ashpra te kursimit ne kater vitet e fundit kane gjynjezuar shume familje ne Greqi te cilat ndodhen ne nje gjendje teper te veshtire ekonomike, ndaj njerez te te gjitha moshave i jane pergjigjur nismes “ -Une kujdesem-Une ndaj” ,qe ka marre Bashkia e Athines dhe kanalit televiziv MEGA.
“Ne të gjithë e dimë se përballemi me një situatë të vështirë në Greqi, veçanërisht në Athinë, sepse qindra e mijëra familje kanë probleme me situatën e tanishme. Keshtu qe bashkepunuam me Bashkine e Athines dhe kerkuam prej njerezve te sjellin,ushqime,veshmbathje dhe lodra per femijet”, thotë Charis Goulios nga Mega Channel.
Paketa e masave te aprovuara nga parlamenti si kusht per ndihmen financiare ka reduktuar te ardhurat dhe pensionet deri ne masen 50% ,6% eshte tkurrja e ekonomise qe po kalon ne recension per te pestin vit rrjesht, ndersa papunesia ka tejkaluar shifren rekord prej 25% duke bere qe shumica e grekeve te mos kene mundesi te blejne dicka per festat dhe te kalojne sivjet Krishtlindjet me te deshperuara ne 60 vitet e fundit.
Sipas analisteve viti 2012 qe greket po lene pas, vertet u dha atyre nje “dhurate” duke i mbajtur brenda Eurozones, por nga ana tjeter i ka lene qytetaret e thjeshte me me pak te ardhura,me me pak pune dhe kryesisht me me pak shpresa per te ardhmen. Deshperimi ne familjen greke duket edhe tek letrat qe shume femije i drejtojne babagjyshit te Vitit te Ri, te cilit kesaj here nuk i luten per t’u sjelle dhurata ,por per te sjelle pune per prinderit e tyre ne menyre qe te mundet te paguajne shpenzimet per dimrin. Megjithese parashikimet e agjensive financiare jane optimiste se ne Greqi do te rifilloje zhvillimi ekonomik,shumica e njerezve besojne se sfidat e tyre do te vazhdojne edhe per shume kohe dhe se e keqja ende nuk ka marre fund.
Top Channel