Akuza CEZ-it për ndërprerjet

23/12/2012 15:05

Ministria e Ekonomisë bën përgjegjëse kompaninë e shpërndarjes CEZ për mungesën e energjisë elektrike tek konsumatorët shqiptarë.

Zv. Ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo tha qeveria shqiptare ka importuar energji duke plotësuar kështu të gjitha nevojat në vend, por është sistemi i shpërndarjes që ka shkaktuar ndërprerjet e furnizimit me energji.

”Ditët e fundit, përsëri jemi ndeshur me raste jo të pakta të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë dhe jofamiljarë. Përgjegjës për këtë situatë të shkaktuar, në kushtet kur energjia nuk mungon aspak, është kompania “CEZ Shpërndarje”, e cila problematikën e rëndë të brendshme të saj e ka transmetuar tek konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë”, deklaroi Enno Bozdo, zv. ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës.

Në prag të festave të fundvitit, kur prite rritje e konsiderueshme e kërkesës për furnizim me energji, Ministria e Ekonomisë i kërkon kompanisë CEZ të marrë të gjitha masat për të riparuar defektet që shkaktojnë ndërprerjet e energjisë.

”Ndërkaq, duke i kujtuar kompanisë “CEZ Shpërndarje” se furnizimi me energji elektrike i konsumatorëve është detyrë vetëm e saja, me prioritet absolut, i kërkojmë gjithashtu: – Të reagojë me urgjencë për të riparuar çdo defekt apo problem tjetër me furnizimin me energji; – Të marrë masa për plotësimin e bazës materiale të saj, sepse METE nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që mungesa e tranformatorëve, kabllove rezervë, pjesëve të këmbimit të kabinave elektrike apo pajisjeve të tjera të domosdoshme, të ndikojë ne furnizmin normal me energji elektrike”m shtoi Bozdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA