
Ambasadorja amerikane në Kosovë Trejsi Xhejkobson ka thënë se platforma e
Serbisë, e publikuar këto ditë, përmes së cilës kërkohet një autonomi
për veriun me nivel të lartë të pavarësisë territoriale, të ngjashëm me
Republikën serbe në Bosnjë, është thjesht një shpërqendrim i padobishëm,
dhe një copë letre.
“Kemi shpresa të mira për të ardhmen. Gjithçka tjetër, siç është edhe kjo platformë që po e përmendni, unë e shoh si shpërqendrim të padobishëm. Më vjen shumë mirë që në deklaratat e Qeverisë këtë javë, për shembull, në deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Blerim Shalës, është thënë se Qeveria këtu mbetet e përqendruar në dialog dhe nuk do të lejojnë të shpërqendrohen nga një copë letre”, ka thënë ambasadorja Xhejkobson, për gazetën Kosova Sot.
Top Channel