
Bullgaria njoftoi se nuk do të drejtojë gishtin ndaj asnjë organizate apo shtetit tjetër për organizimin e sulmit me bombë në një autobus në aeroportin e Burgasit ku gjetën vdekjen 5 turistë izraelitë dhe një shtetas bullgar.
Ministri i Brendshëm bullgar, Tsvetan Tsvetanov tha për mediat vendase se përfundimet e hetimit të autoriteteve do të bëhet publik së shpejti. Ai shtoi se dyshohet 3-4 persona si autorë të vendosjes së bombës, por se Sofia nuk do të drejtojë gishtin ndaj asnjë organizate apo shtetit tjetër për sulmin.
Sulmi ndaj turistëve izraelitë në Bullgari ndodhi më 18 korrik. Fill pas kësaj, Izraeli akuzoi Iranin për organizimin e kësaj vepre si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shkencëtari iranian të programit bërthamor, për të cilin Teherani akuzoi Tel Avivin.
Bombë-vënia në Burgas po hetohet edhe nga Interpoli, agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Mossadi izraelit dhe agjenci të tjera euro-atlantike anti-terrorizëm.
Top Channel