Disa mijëra sllovenë u grumbulluan në qendër të Ljubjanës, për të protestuar sërisht ndaj pjesëtarëve të qeverisë që kanë “zhytur vendin në depresion”.
Organizatorët e këtij manifestimi të ri, e konsideruan këtë lëvizje si “një kryengritje kombëtare ndaj korrupsionit dhe klaneve qeverisëse”.
Midis slloganeve kryesore në këtë protestë, ishin të tillë si: “Elita politike të dorëhiqet”.
Njëkohësisht, u lëshuan thirrje për një reformë në drejtësi dhe për ndëshkimin e shpejtë të atyre politikanëve që kanë abuzuar me pushtetin, për qëllime politike apo materiale.
Që prej muajit nëntor, kur mediat zbuluan një aferë korrupsioni të kryebashkiakut të qytetit të dytë më të madh të vendit, Mariborit, në Slloveni janë zhvilluar një sërë manifestimesh kundër qeverisë,
E shkëputur nga Jugosllavia si republika më e pasur dhe vendi me mirëqënien më të lartë në Ballkan pas Greqisë, Sllovenia ka vuajtur rëndë pasojat e krizës ekonomike, me ekonominë që është tkurrur 8% në tre vitet e fundit dhe pritet të vazhdojë rënien edhe në vitin pasardhës.
Top Channel