Të premten pasdite ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët e Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Prishtinë, i filluar të enjten rreth mesnatës.

Listës me më shumë vota, sipas rezultateve zyrtare nga numërimi i 260 fletëvotimeve, i prijnë tre kandidatët për kryetar të kësaj dege.

Kështu, Shemsi Veseli kryeson me 155 të tilla, i ndjekur nga Lirak Çelaj me 152 dhe Memli Krasniqi me 132, duke bërë që gara për kreun e listës të mbetet mes dy të parëve.

Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues prej 51 anëtarësh, hapi tjetër do të jetë zgjedhja e Kryesisë, e cila përfundimisht do të përcaktojë kryetarin e Degës për kryeqytetin.

PDK, që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi, që prej nëntorit ka filluar proçesin e brendshëm zgjedhor nëpër degë dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet që të zgjidhet edhe kryetari i partisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta