Një ditë pasi qeveria e Serbisë publikoi platformën për autonomi të zgjeruar për Kosovën, një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës dhe të shkollave të mesme  janë organizuar për të dalë, sic thonë, në mbrojtje sovranitetit të vendit.

Të mbledhur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, studentët marshuan përgjatë rrugës kryesore në qendër të Prishtinës për të vazhduar deri në sheshin kryesor Nënë Tereza.

Studentët  mbanin në duar flamuj kombëtar dhe pankarta nëpërmjet të cilëve kundërshtohet dialogu me Serbinë dhë kërkohet bashkimi me Shqipërinë.

Marshi u ndal prane objekteve të institucioneve qendrore të Kosovës. Anëtarë të Këshillit Organizativ kritikuan qeverinë e Kosovës për qasjen e saj në dialogun politik me Serbinë dhe bënë thirrje që ky dialog të ndërpirtet.

Në fund të këtij organizimi studentët vendosën pankartat e tyre në murin rrethues të qeverisë, ndërsa u shpërndanë të gjithë të qetë. Ata bënë thirrje për organizime të tilla edhe në të ardhmen.

Top Channel