Opozita shqiptare nuk e ka ndërmend të heq dorë nga amandamentet lidhur me project-buxhetin e Qeverisë për vitin 2013. Dy partitë opozitare PDSH dhe RDK kanë bojkotuar të enjten takimin e tretë koordinues tek kryetari i Kuvendit, lidhur me zhbllokimin e krizës parlamentare për miratimin e buxhetit shtetëror.

PDSH ka dërozuar rreth 140 kurse, RDK mbi 400 amandamente me të cilat
kërkohet që të ndërpritet diskriminimi dhe shqiptarëve tu ndahet pjesa
që ju takon nga buxheti.

“Problemi i buxhetit te shqiptarët është fakti se shqiptarët e mbushin buxhetin me mbi 30% dhe nga ana tjetër marrin në formë investimesh jo më tepër se 2 deri në 3%. Ndërsa me rishikimin për buxhetin këto investime shkurtohen dhe përfundojnë në 0%. Për ne është e pakuptimtë e gjithë kjo lojë e cila bëhet me buxhetin dhe heshtja e BDI-së për buxhetin”, deklaroi Ziadin Sela, deputet i PDSH-së.

“Si parti jemi të interesuar për realizimin e projekteve shqiptare dhe jemi të gatshëm të lëmë në dispozicion të BDI-së amandamentet tona, që t’i përdorë si instrument kushtëzimi me qëllim që t’i realizojë projektet e buxhetit në rajonet shqiptare”, thotë Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, kundërshtoi kritikat dhe u bëri thirrje kolegëve të opozitës, debatin për buxhetin ta zhvillojnë në komisionin përkatës ku diskutohet për këtë cështje.

“U sugjeroj kolegëve të PDSH-së, nëse kanë nevoj për debat për buxhetin le të shkojmë në komisionin përkatës ose në koordinim ku diskutohet për buxhetin dhe të bisedojmë atje”, deklaroi Talat Xhaferri, deputet i BDI-së.

Maqedonia, sipas të gjitha gjasave në vitin 2012 do të hyjë pa buxhet shtetëror. Me rreth 600 amandamente edhe opozita maqedonase po konteston miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, pasi vlerëson se mund të kurrsehen 200 milion euro, që qeveria i ka paraparë për gjëra luksoze.

Top Channel