“Parashtrimi i kërkesave maksimaliste, siç ka bërë qeveria e Serbisë me platformën e saj për Kosovën, nuk e ndihmon proçesin e dialogut që po zhvillohet mes kryeministrit Thaçi dhe atij serb Daçiç”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori gjerman në Prishtinë, doktor Peter Blomeyer.

“Palët duhet t’u përmbahen kornizave të dialogut që përcakton zonja Ashton, e cila ndërmjetëson proçesin e bisedimeve”, ka thënë Blomeyer.

Ai a përsëritur edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri dhe për Kosovën si shtet sovran me kufij të paprekshëm.

Një ditë më parë ishte zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Koçijanciç që tha për të përditshmen “Express” se, pozicioni i BE-së u prezantua qartë në konkluzionet e Këshillit të Ministrave.

“Unë nuk kam asnjë koment rreth platformës. Pozicioni i BE-së është i përcaktuar qartë në konkluzionet e Këshillit të 11 dhjetorit”, deklaroi Koçijançiç.

Në konkluzionet e BE-së nuk përkrahet krijimi i institucioneve paralele në Kosovë, ndërkohë që Prishtinës zyrtare i kërkohet që të trajtojë problemet e serbëve në Veri.

Veç kësaj, BE ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i trajtojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e raporteve mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA