Kompania “CEZ” ka reaguar pas deklaratave të qeverisë shqiptare se do të bllokojë shitjen e aksioneve që grupi çek zotëron në rrjetin shqiptar të shpërndarjes.
Në një prononcim për agjencinë e njohur të lajmeve “Bloomberg”, zëdhënësja e kompanisë çeke ka deklaruar se “CEZ” vazhdimisht ka diskutuar me qeverinë shqiptare opsionin e shitjes së aksioneve tek një kompani tjetër.
”CEZ” po përpiqet të shesë aksionet e saj në Shqipëri pas një konflikti të gjatë me qeverinë, kryesisht për çështjen e çmimit të energjisë dhe dështimit në përmirësimin e treguesve.
Por, një ditë më parë qeveria e kundërshtoi planin duke deklaruar bllokimin e tij, pasi Ministria e Ekonomisë pretendon se “CEZ”-i i ka shkaktuar shqipërisë një dëm prej 1 miliardë dollarësh.
Analistët në Çeki mendojnë se shuma e pretenduar nga qeveria nuk është logjike dhe se ata nuk presin që “CEZ” të paguajë për ndonjë dëm në Shqipëri. Por, sipas tyre, mundësitë që kompania ceke të arrijë të shesë aktivitetin e saj në Shqipëri janë afër zeros.
“Qeveria shqiptare nuk na ka shpjeguar se çfarë përfshin në shumën një miliardë dollarë, por ne supozojme se ata po përpiqen të nxjerrin demet”, ka thene zedhensja e kompanise çeke për “Bloomberg”. “Ky pretendim i qeverise shqiptare vetem tregon se i gjithë problemi po politizohet serisosht në vend”, ka përfunduar ajo.
Top Channel