Trupi i njeriut përbëhet prej rreth 200 lloje qelizash të maturuara, ku secila prej tyre kryen një funksion të specializuar.

Siç janë përshembull qeliza të muskulit të zemrës që rrahin në mënyrë ritmike apo rruazat e kuqe të gjakut që shpërndajnë oksigjen në çdo pjesë të trupit tonë.

Qelizat staminale ndryshojnë prej qelizave të maturuara. Ato kanë një aftësi të mahnitshme. Jo vetëm që janë të afta të shumëfishojnë vetveten, por mund të krijojnë inde të reja kur ato ndahen e zhvillohen më tej.

Qelizat staminale luajnë një rol kyç gjatë zhvillimit të trupit të njeriut pas ngjizjes. Dhe kjo aftësi e tyre për të prodhuar lloje të ndryshme qelizash të specializuara i bën të papërsëritshme për efektin veprues që mund të kenë në terapinë mjekësore.

Qelizat staminale klasifikohen sipas origjinës dhe sipas llojit të qelizave të maturuara që mund të prodhojnë.
 
Ato ndahen në qelizat staminale embrionale, qeliza staminale të të rriturve dhe qeliza staminale të kordonit kerthizor.
 
Qelizat staminale embrionale përdoren në laborator për kërkime shkencore, për të kuptuar zhvillimin e qelizës, por ato nuk janë të disponueshme për t’u përdorur për terapi. Këto lloj qelizash mund të jene përgjegjëse për krijimin e pjesës dërmuese të trupit të njeriut.

Qelizat staminale të të rriturve, gjenden tek trupi i rriturve, por edhe fëmijët. Ato quhen ndryshe edhe “qeliza staminale të angazhuara” apo “të programuara” pasi prej tyre mund të prodhohet vetëm një gamë e kufizuar qelizash të specializuara. Me kalimin e kohës edhe ato e humbasin vitalitetin e tyre.

Qelizat staminale të kordonit kërthizor, janë qeliza që gjenden vetëm në trupin e të porsalindurit.

Janë më pak të maturuara se qelizat staminale që gjenden në palcën kockore ose në organet e të rriturve a fëmijëve.

Konsiderohen unike per aftesine e tyre për të prodhuar qeliza dhe inde të ndryshme të trupit të njeriut.

Ky zbulim shkencor i mjeksise po zbatohet për kuruar sëmundje shume të renda. Dhe kjo fale përdorimit të qelizave staminale të marra prej kordonit kërthizor.

Qelizat staminale të nxjerra prej kordonit kërthizor mblidhen në çastin kur pritet kordoni kërthizor që lidh nënën me foshnjën e porsalindur. Mbledhja është e lehtë, kryhet brenda pak minutave dhe është, krejtësisht, e padëmshme si për nënën dhe për të porsalindurin.

Pas lindjes, ndërsa ne rritemi, grupet e qelizave staminale të gjendura fillimisht në kordonin kërthizor nisin të ndryshojnë.  

Për këtë arësye, çasti i lindjes është mundësia e vetme e sigurimit te tyre. Qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të cilat janë përgatitur në mënyrën e duhur për depozitim mund të jetojnë, në fakt, më gjatë se ç’mund të jetojmë ne vetë.

Kërkimet e deritashme sugjerojnë se qelizat e ruajtura në ngrirje të thellë, kanë, virtualisht, një kapacitet të pakufizuar. Shkencëtarët besojnë se femijet kane probabilitet te larte per përdorimin e qelizave staminale prej gjakut të kordonit të tyre.

Tani ky probabilitet është të paktën 1 në 400. Gjithashtu edhe të rriturit, mund të kurohen me me keto qeliza qe marra nga gjaku i kordonit. Nuk ka rëndësi sasia e qelizave staminale që mund të përdoret në një terapi, pasi një sasi e vogël mund të mjaftoje për të rigjenerimin e një indi në trupin e njeriut.

Me këto lloj qelizash bazohen terapitë mjekësore për mbi 80  lloje sëmundjesh të gjakut, dhe aplikime të tjera që i përkasin  mjekësisë rigjeneruese.

Shpejtësia e mahnitshme e kërkimeve dhe provave klinike të cilat përdorin gjakun e kordonit kërthizor, ka çuar në trajtimin e sëmundjeve, te pakurueshme më parë.

Gjithashtu, zbulime të reja shkencore, kanë treguar se në laborator qelizat e gjakut të kordonit kërthizor, mund të zhvillohen më tej në qeliza të mëlçisë, veshkës, qeliza nervore, të muskulit të zemrës dhe në qeliza prodhuese të insulinës.

Ky zbulim, i hap dyert, potencialisht, përdorimit të këtyre qelizave në mjekësinë rigjeneruese.

Që prej transplantimit të parë të suksesshëm të qelizave staminale prej kordonit kërthizor në vitin 1988, janë kryer tashmë, një total prej mbi 20,000 transplante.  Aktualisht, çdo vit kryhen mbi 3,000 transplante të qelizave staminale, çka do të thotë se, tashmë, flitet me siguri, për një arritje të mjekësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA