Dy automjeteve private  u është vënë zjarri qëllimisht, nga persona ende
të panjohur në veri të Mitrovicës.Lajmi konifrmohet nga zëdhënësi i
Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Rasti i parë i zjarrëvënies është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 02:20 të së mërkurës, në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës, ku është djegur automjeti me targa “KM”,  pronë e një pjestari të Policisë së Kosovës në stacionin e veriut, nga radhët e komunitetit serb.

Pronari i mjetit është marrë në pyetje nga policia. Rasti i dytë i zjarrvënies është regjistruar rreth orës 03:10, në rrugën “Mbreti Petër”, në veri të Mitrovicës, ku janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e parme të automjetit ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë zjarrin.Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar.

Hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në kërkim të provave materiale, nuk kanë arritur që të gjejnë material të dyshuar për të përcaktuar shkaktarin e zjarrit.Policia e Kosovës ka regjistruar rastet si vepër të dyshuar penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Top Channel