
Komisioni Europian në një raport për përparimin e reformave ekonomike në
Greqi pas miratimit të ndihmës financiare për Athinën ka propozuar
heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe kalimin në një ushtri
profesionale.
Propozimi eshte bere ne kuadrin e pese kushteve qe Brukseli i kerkon Greqise ne menyre qe te aprovoje edhe pjesen e mbetur te superkestit te ndihmes prej 14.8 miliardë euro.
Sipas ketij plani te Komisionit Europian, duhet te reduktohen shpenzimet operative ne ushtri me 62% dhe pagat e pensionet e Forcave të Armatosura me 41% deri ne vitin 2016. Ndaj nenvizohet racionalizimi i mëtejshëm i shpenzimeve të mbrojtjes qe mund te arrihet,me heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe kalimin në një ushtri profesionale.
Sipas disa vleresimeve ne qarqe politike qe kane kundershtuar propozimin e Brukselit behet fjale per nje ushtri te vogel ne numer qe do te arrije deri ne 30.000 vete. Reagimet me te medha kane ardhur prej faktit qe ne gjendjen qe ndodhet sot vendi, Forcat Ushtarake te Greqise duket sikur do te komandohen nga BE dhe troika.
Shpenzimet per armatime ne Greqi kane arritur kulmin ne vitin 2009 duke kaluar shifren prej 3.9% te PBB dhe Athina ishte vendi i pare nga 27 vendet e BE dhe i 13 ne bote per blerjen e armatimeve ushtarake.Me fillimin e krizes ekonomike eshte bere nje reduktim prej 2.7% i shpenzimeve ne dy vitet e fundit.
Deri tani pergjigjja e Athines zyrtare ndaj heqjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak eshte negative,por ka zera se Qeveria Samaras do te dorezohet nen presionin e trojkes.
Euroskepticistet vendas paralajmerojne se ky presion nuk eshte i pafajshem, por eshte pjesë e një plani të përgjithshëm për zhvlerësimin e ushtrive kombëtare në Europë,ndaj kritikojne si reduktimin e blerjes se armatimeve dhe shpenzimeve ushtarake, ashtu dhe programin e ri per shfrytezimin apo shitjen e shume reparteve ushtarake qe u takojne Forcave te Armatosura.
Top Channel