Të paktën 18 persona janë lënduar nga aksidentet e orëve të fundit në
Kosovë. Policia e Kosovës njofton se për shkak të shpejtësisë së
papërshtashme me kushtet e rrugës, 12 persona u lënduan në një aksident
të vetëm në Podujeve, kur u përplas një automjet audi me një furgon.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një drejtues automjeti BMW ka goditur dy këmbësorë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Kurse, në fshatin Sojevë të Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, për shkak se një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit të vet dhe ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me makinën që vinte përballë. Dy shoferët dhe dy pasagjerët u dërguan në spital të plagosur.

Javën e kaluar, policia e Kosovës u kishte bërë apel qytetareve të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve, për shkak se edhe keqësimi i motit e vështirëson qarkullimin në rrugët e vendit.

Top Channel