Agjencia e vlerësimit të riskut “Standard’s and Poor” e ngriti besueshmërinë e kreditimit të Greqisë me 6 nivele, duke lavdëruar “vendosmërinë e fuqishme” të vendeve europiane për ta ndihmuar shtetin helen të qëndrojë në zonën e monedhës së përbashkët.

Nga “paaftësi selektive” për shlyerjen e borxhit, rejtingu i Greqisë është ngritur në “B minus”. “Standard’s and Poor” vlerësoi edhe përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë greke për shkurtimin e shpenzimeve.

Greqia është duke marrë aktualisht dorëzaninë e dytë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Dy organizmat kanë rënë dakord që të zhbllokojnë paketën prej 49 miliardë eurosh për Athinën, pas masave të ashpra anti-krizë të marra prej saj.

Deri tani, Greqia ka marrë gati 149 miliardë euro nga eurozona dhe FMN-ja. Totali i premtuar është 240 miliardë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA