Korrupsioni në Qarkullimin Rrugor
17/12/2012 19:50
Ka mjaftuar një ankesë e një emigranti, që emisioni investigativ “Fiks Fare” të zbulojë detaje të korrupsionit në komisariatin e policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë.
Gazetarët e këtij emisioni kanë ndjekur një emigrant, i cili sapo ishte kthyer Shqipëri, ku kishte kryer një aksident me automjetin e tij. Dokumentat e automejtit i ishin bllokuar nga policia e Qarkullimit Rrugor.
Një drejtues i komisionit të patentave në këtë dikaster kërkon një shumë të madhe parash kundrejt dhënies së dokumentave pa dalë në komision.
Gazetarët e emisionit investigativ kanë treguar sesi, pasi qytetari paguan paratë arrin të marrë dokumentat e automjetit.
Top Channel