Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias Liberaldemokrati japonez Shinzo Abe rikthehet në pushtet. Ai deklaroi se
partia e tij duhet te ece perpara dhe te shenoje rezultate. Së bashku
me partneret, partia Liberal Demokratike qe siguroi thuajse 300 vende,
mund te siguroje shumicen prej dy të tretash ne Dhomen e Perfaqesuesve.
“Misioni qe kemi është të godasim deflacionin dhe t’i bejme balle jenit qe ka prekur nivele te larte, nderkohe duhet te permiresojme ekonomine dhe te punojme per te krijuar shume vende pune”, tha udhëheqësi i LDP-së, Shinzo Abe.
Ndersa sa i takon politikes se jashtme, Abe foli per rindertimin e marredhenieve mes Japonise dhe Shteteve te Bashkuara.
“Pasi te kemi rifituar pushtetin diplomatik qe kemi pasur, ne duhet te permiresojme marredheniet tona me vende qe mbrojne territoret tona”, tha Abe.
Rezultatet zyrtare pritet te publikohen gjate dites, por sipas mediave japoneze LDP e Abes fitoi 294 vende. Se bashku me Partine Komeito e Re, qe siguroi 31 vende, vendoset ne nje pozicion dominues edhe ne Dhomen e Larte sa i takon legjislacionit te mbetur pezull. Partia Demokratike apo DPJ pesoi nje tkurrje te vendeve ne Dhomen e Ulet, nga 230 ne 57. Per pasoje dha doreheqjen kryeministri Joshihiko Noda.
Tregjet e aksioneve pesuan nje rritje te henen pas fitores se Abes. Shtetet e Bashkuara e pershendeten fituesin dhe presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se do te punojne ngushtesisht me qeverine e re. Por media kineze –paralajmeroi se kthesa e shpejte djathtas eshte shqetesuese per fqinjet. Kina dhe Japonia jane te perfshire ne nje konflikt territorial per ishujt ne Detin te Kines Lindore. Pikerisht per kete ceshtje, Abe shpjegoi se keto ishuj jane territori i trasheguar dhe i perkasin Japonise, megjithate ai nenvizoi se duhet te vazhdoje dialogu me Kinen.
“Duhet te kemi urtesine per te mos i shnderruar ceshtjet politike ne ekonomike”,tha ai. Parlamenti pritet te caktoje Aben si Kryeminister me 26 dhjetor. Partia qe ai drejton ka qendruar prej 50 vjetesh ne pushtet derisa humbi perballe Partise Demokratike. Abe mbajti detyren e kryeministrin nga vitet 2006- 2007 dhe dha doreheqjen, duke permendur problem shendetesore. Partia Demokratike fitoi, sipas analisteve, per premtimet qe beri; rritje e shpenzimeve per mireqenien si dhe copetim te lidhjeve mes shtetit dhe bizneseve te medha. Por si pasoje e pergjigjes se dobet perballe termetit dhe cunamit te vitit 2011, humbi perkrahjen.
Top Channel