BE-Singapor heqin kufizimet për tregtinë

17/12/2012 15:50

Bashkimi Europian dhe Singapori firmosën të hënën një marrëveshje të tregtisë së lirë, e dyta e bllokut të 27-vendeve me një shtet aziatik.

Në vitin 2011, tregëtia midis BE-së dhe Singaporit kapi vlerën e 74 miliardë eurove.

Singapori është investitori i dytë më i madh aziatik në Europë pas Japonisë dhe marrëveshja e tregtisë së lirë do të bëjë më të lehtë importet dhe eksportet europiane, kryesisht automobilë dhe shërbime financiare.

Marrëveshja tjetër e tregtisë së lirë e një vendi aziatik me BE-në është ajo me Korenë e Jugut, në fuqi që prej korrikut 2011.

Sipas “Reuters”, marrëveshja e nënshkruar pritet të hyjë në fuqi pas votimit në Parlamentin Europian, në fillim të 2013-s.

Aktualisht, Brukseli është duke negociuar heqjen e kufizimeve në tregti edhe me dy vende të tjera aziatike, me Malajzinë dhe Vietnamin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA