UKT, ultimatum debitorëve
16/12/2012 12:50
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë publikoi një deklaratë në lidhje me detyrimet e pashlqyera nga konsumatorët dhe institucionet.
Sipas UKT-së, borxhi ka arritur një nivel rekord dhe ai ndahet midis konsumatorëve familjarë, bizneseve dhe institucioneve e organeve të tjera të qeverisjes.
Sipas UKT-së, borxhi i komunave dhe bashkive ka arritur kuotën e 62 milion lekëve.
Borxhi i institucioneve buxhetore është 132 mln lekë të reja, ndërkohë që borxhi i institucioneve jobuxhetore është 26 mln lekë.
Në deklaratën e saj, ndërmarrja theksonte se afati i fundit për shlyerjen e të gjitha borxheve është data 21 dhjetor, përpara se debitorët të përballen me penalitete.
Top Channel