Siri, sulmohet kampi i refugjatëve
16/12/2012 20:11
Një kamp refugjatësh palestinezë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është sulmuar nga avionë luftarakë, duke shkaktuar një sërë viktimash.
Bilanci i të vdekurve apo të plagosurve ende nuk është i qartë. Përveç palestinezëve, kampi i al-Yarmouk strehon edhe sirianë, që i janë larguar luftimeve në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Kjo ishte hera e parë, që kampi në fjalë goditet, që nga fillimi i rebelimit, marsin e vitit 2011. Yarmouk është kampi më i madh i refugjatëve palestinezë brenda Sirisë.
Në të gjithë vendin ndodhen rreth 500,000 të tillë.
Top Channel