Japoni, programet bërthamore
16/12/2012 20:23
Qindra vetë protestuan në Tokio kundër programit bërthamor të vendit, në
prag të zgjedhjeve të para pas fatkeqësisë së Fukushimës, që mbahen
nesër.
Anëtarë të Partisë së të Nesërmes, një grupim i ri në skenën politike të Japonisë, u bashkuan me protestuesit e mbledhur, për të shënuar shkrirjen e reaktorëve të uzinës së Fukushimës, vitin e kaluar.
Kryetari i Partisë së të Nesërmes, kandidat në zgjedhjet e së dielës, e ka mbështetur fushatën mbi platformën e mbylljes së të gjithë reaktorëve bërthamorë, brenda një dekade.
Sondazhet, megjithatë, parashikojnë një fitore të partisë Liberal-Demokrate, e cila mbron politikat pro energjisë bërthamore dhe largimin e partisë Demokratike të Japonisë nga pushteti.
Top Channel