Dimri i acartë në Poloni

16/12/2012 18:45

Banorët e Varshavës kanë pajtuar një këshilltar për energjinë, për diagnostikimin e problemeve të ngrohjes në shtëpitë e tyre, në përpjekje për të reduktuar sa më shumë, që të jetë e mundur, konsumin e energjisë elektrike.

Sezoni i ftohtë, që bën ngrohjen tejet të domosdoshme, zgjat nga 5 deri në 6 muaj dhe shpenzimi është i madh.

Por, me ndihmën e një kamere me rreze infra të kuqe, eksperti i energjisë arrin të diktojë pikat, ku temperatura është më e ulët, si psh në dyer e dritare, çka do të thotë se duhen riparuar, në mënyrë që i ftohti të mos hyjë më.

Wojciech Derwinski, inxhinier në pension, e krijoi dy vjet më parë agjencinë e tij të këshillimit për energjinë, dhe bleu kamerën në fjalë për të nisur kështu biznesin e tij.

“Kamera krijon një gamë pikash, që tregojnë temperaturën e dhomës ku është më e lartë e ku më e ulët. Në këtë mënyrë, ne arrijmë të kuptojmë se cila pjesë e derës, për shembull, është e çarë nga ku hyn edhe i ftohti”, tha Wojciech Derwinski, këshillues për energjinë.

Derëinski sqaron se puna e tij është më shumë se kaq. Ai duhet të paraqesë edhe një raport të detajuar, i cili të ilustrohet me foto, e të ofrojë këshilla profesionale për zgjidhjen e problemit.

Edhe pse kostoja e një shërbimi të tillë është paksa e lartë, polakët sërish mendojnë se ia vlen të provohet. Çdo familje, që arrin ta riparojë si duhet shtëpinë e saj, mund të kursejë shumë më tepër parà të kostos së ngrohjes, nga sa kushtojnë këshillat e ekspertit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA