27 persona mbetën të vdekur, 20 prej te cileve femije te moshave 5-10 vjeç, pasi një person i armatosur, me aftesi te kufizuara mendore, hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillore në shtetin e Connecticut, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ky është vrasësi, i cili mendohet të jetë me aftësi të kufizuara, për
shkak se vuan prej autizmit, që vrau të ëmën, mësuese, në shtëpinë e saj
në Connecticut, përpara se të merrte makinën e saj e të shkonte drejt e
në shkollën fillore, ku ajo punonte, e të vriste 26 persona, përfshi 20
fëmijë, përpara se ta shkrepte armën për herë të fundit në drejtim të
vetvetes.
Adam Lanza, 20 vjeç, mbante në duar një pushkë .223 dhe dy pistoleta, kur hyri në shkollën fillore Sandy Hook, pak çaste pas orës lokale 09:30 dhe të niste të qëllonte njerëzit dhe nxënësit.
Dëshmitarë thanë se ai kaloi nga dhoma në dhomë, duke qëlluar persona, pasi fillimisht kishte vrarë drejtoreshën dhe psikologen e shkollës, dhe në fund shkoi te klasa e kopshtit të së ëmës, Nancy, ku vazhdoi ritualin e tij, për të cilin ishte nisur.
U vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur në këtë shkollë fillore në Connecticut të SHBA-ve, sipas policisë, pikërisht nga i biri i një mësueseje të shkollës fillore Sandy Hook, në Newtown.
Kjo është një nga masakrat më të përgjakshme nëpër shkollat e SHBA-ve, me një total viktimash të përafërt me 32 të vrarët në Virginia Tech, në 2007-n.
Raportimet e para bënë të ditur se ishte 24-vjeçari Ryan Lanza, ai që kishte terrorizuar komunitetin në Newtown, por zyrtarë të paidentifikuar thanë më pas se i dyshuari është vëllai i tij, Adam, 20 vjeç.
Ai vrau në fillim nënën e tij, Nancy Lanza, në shtëpinë e tyre, përpara se t’i drejtohej shkollës.
Ryan Lanza nga Hoboken, New Jersey, u mor në pyetje nga policia, sipas raportimeve të mediave amerikane, por nuk është shpallur si i dyshuar.
Ai u përfshi në vorbullën e dyshimit pasi, vëllai Adam mbante gjatë momentit të ngjarjes kartën e identitetit të Ryan Lanza, teksa ky i fundit ishte duke udhetuar me makine drejt shtepise, nga puna, i cili ka komentuar menjehere ne Facebook se nuk ishte autor i ngjarjes, sapo degjoi emrin e tij te permendej nga mediat.
Vendi më i sigurt në SHBA
Lejtnanti i policisë, Paul Vance, tha se 18 fëmijë u deklaruan të vdekur në shkollë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë, teksa çoheshin për në spital. 6 të rritur u vranë gjithashtu, teksa edhe “killer”-i u vetvra në skenën e krimit, me siguri pasi i ka qëlluar vetes.
Një tjetër person u plagos, ndërkohë që policia po heton një skenë të dytë të krimit në Newtown, ku një tjetër viktimë u gjet i vdekur, pikërisht e ëma e vrasësit.
I veshur me të zeza dhe me një jelek antiplumb, autori i masakrës mendohet të ketë patur disa armë. Këtu përfshihen dy pistoleta, një Glock dhe një Sig Sauer, si dhe një pushkë të kalibrit .223, sipas raportimeve.
Të vrarët ndodheshin në dy dhoma, në vetëm një seksion të shkollës, sipas policisë.
Një prind, Stephen Delgiadice, vajza 8-vjeçare e të cilit ndodhej në Sandy Hook të premten, por që nuk u lëndua, tha se masakra ishte traumatike për këtë qytet të vogël.
“Është alarmuese, sidomos në Newtown, Connecticut, të cilin ne gjithmonë e kemi menduar se ka qenë vendi më i sigurt në Amerikë”, tha Delgiadice për AP.
Në një shërbim përkujtimor në Newtown, njerëzit u mblodhën jashtë dyerve të kishës, siç i drejtoi guvernatori i Connecticut, Dannel Malloy.
Ai e cilësoi sulmin si “një tragjedi e përmasave të paimagjinueshme”, duke thënë se “nuk mund të jesh kurrë i përgatitur” në këto rrethana dhe për të tilla ngjarje.
Në Washington, rreth 200 persona ndezën qirinj për viktimat, jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa disa të tjerë protestuan në të njëjtin vend, duke bërë thirrje për kontrollin e armëve.
“U larguan nga jeta te pafajshëm”
Masakra e së premtes është e treta më e madhe në SHBA, gjatë 2012-s. Në korrik, një person i armatosur vrau 12 persona në premierën e filmit Batman në Aurora, Colorado. Në gusht, 6 veta vdiqën në tempullin Sikh në Wisconsin. E pikërisht këtë javë, dy persona ndërruan jetë pas të shtënave në një qendër tregtare në shtetin Oregon.
Në shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama, tepër emotiv, i citoi këto incidente, teksa bëri thirrje për “veprime të rëndësishme, pavarësisht nga politika”. “Zemrat tona u copëtuan sot, për prindërit, gjyshërit, motrat dhe vëllezërit e këtyre fëmijëve, dhe për familjet e të rriturve, të cilët humbën jetën”. “Nuk besoj te kete ndonje prind amerikan, qe nuk ndien te njejten dhimbje therrese, sic ndjej edhe une”, teksa nisi te perlotej.
Obama ngushëlloi familjet e të mbijetuarve gjithashtu, duke thënë se “pafajësia e fëmijëve të tyre u hodh tutje shumë shpejt, teksa nuk ka fjalë që mund të zbusin dhimbjet e tyre”. Ai fshiu lotët nga sytë e tij gjatë fjalimit me “pikëllim të madh” ndaj jetëve të humbura.
Flamujt amerikanë në Capitol Hill u ulën në gjysmë-shtizë, në nder të viktimave.
Ne nje deklarate zyrtare per mediat amerikane, autoritetet policore konfirmuan numrin e viktimave, teksa jane shprehur te vendosur se “nuk do te lene asnje gur pa levizur” gjate hetimit te kesaj tragjedie. Ndersa autoritetet vendore te Newtown-it jane shprehur te tronditur ne konferencen per shtyp, duke e cilesuar kete masaker si “futjen e nje djalli ne komunitet”, ku u mor jeta e shume femijeve dhe disa te rriturve. Vetem nje individ i ka mbijetuar kesaj tragjedie, i cili ka perfunduar i plagosur ne spital, pikerisht zevendes-drejtori i institucionit.
U mbyllën shkollat e tjera
Policia mbërriti në shkollë menjëherë, rreth orës lokale 09:40 të së premtes, duke iu përgjigjur raportimeve se një i armatosur ishte në ndërtesën kryesore të shkollës, si dhe kishte hapur “plagë të shumta me armë zjarri”. Dëshmitarë raportuan rezultatet e dëgjimit të të shtënave, teksa njëri sugjeronte se “mund të ishin shkrepur 100 plumba”, në një intervistë me CNN.
Një prind, Richard Wilford, tha se djali i tij 7-vjeçar, Richie, përshkroi një zhurmë që “tingëllonte, siç e quajti ai, rënie kanaçesh”. Wilford tha se mësuesja e djalit të tij kishte mbyllur derën e klasës dhe u kishte thënë fëmijëve të vendosen në cepin më të largët, deri sa policia të mbërrinte.
Autoritetet thanë se kishin mobilizuar “çdo aset të mundshëm” në përgjigje ndaj të shtënave. Ekipet e oficerëve, me disa qen, kontrolluan shkollën dhe evakuuan ndërtesën. Zjarrëfikësit u thanë fëmijëve të mbyllnin sytë dhe të vraponin menjëherë larg shkollës, sapo të dilnin nga ndërtesa.
Sandy Hook, e përshkruar nga korrespondentët si një prej shkollave më të vlerësuara, kishte më shumë se 600 studentë, të moshave midis 5-10 vjeç.
Dëshmitari Mergim Bajraliu, 17 vjeç, tha se kishte dëgjuar të shtëna nga shtëpia e tij dhe kishte vrapuar menjëherë drejt shkollës, duke kërkuar motrën e tij 9-vjeçare, e cila nuk kishte pësuar gjë. Ai foli për një skenë emocionuese, prekëse, në shkollë, pasi prindër në ankth vraponin për të gjetur fëmijët e tyre. “Të gjithë ishin të traumatizuar”, tha ai.
Fillimisht, raportimet kontradiktore folen per dy atentatore, por policia pergenjeshtroi lajmin. Nje zedhenes tha se ndersa nje person i dyte u arrestua ne shkolle dhe po merret ne pyetje, ai nuk konsiderohet zyrtarisht si nje i dushuar.
Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.
Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”.
Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan.
Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase.
Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Danell Malloy, ka vendosur te takoje personalisht familjet e viktimave. Autoritetet amerikane nuk konfirmojne bilancin e vertete te tragjedise, deri ne momentin kur te gjitha familjet e perfshira do te jene lajmeruar per tragjedine.
Burime zyrtare konfirmuan se sulmi u krye me nje arme te kalibrit 223 milimetra. Gjithashtu, ne vendngjarje eshte gjetur edhe nje pistolete.
Ndonese incidentet e armatosura ne shkollat amerikane kane bere buje edhe me pare, kjo masaker eshte e krahasueshme me me te renden te ndodhur ndonjehere, ne nje universitet ne Virxhinia, ku 32 studente u ekzekutuan nga nje tjeter student, i cili ne fund te masakres vrau veten ne vitin 2007.
Ne dy ngjarje te tjera te ngjashme per nga natyra gjate 2012-s, nje agresor vrau 12 persona gjate premieres se filmit te “Batman”-it ne muajin korrik, ndersa ne gusht, gjashte persona u ekzekutuan ne nje tempull indian ne Uiskonsin.
Top Channel